nesreče
Aksident i rëndë në Gjirokastër: Përplasja e autoambulancës me një makinë plagosi tre persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Kardhiqit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një autoambulancë është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur: dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident dhe pacienti që po transportohej me autoambulancë.
24. jul 12:05